Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se është kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash, në një lokal, një 35-vjeçar.
“Veprimet hetimore zbardhin edhe 3 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.
R. P., 35 vjeç, banues në Berat u kap në flagrancë, mbrëmjen e djeshme, duke tentuar të vjedhë një shumë parash, një lokal, në lagjen “30-vjetori”.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Lagjet”, dyshohet se ky shtetas është autor i edhe 3 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë muajit korrik, në 2 banesa dhe në 1 lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet dhe veshjet e përdorura nga 35-vjeçari, për të kryer vjedhjet.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi R. P.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




