Drejtësia

Berberi kërkon gjykim të shkurtuar dhe kthim të sendeve, GJKKO vendos në 9 dhjetor

Gazeta Si – Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar këtë të enjte gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Ish-zyrtari pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence, pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni. Në datën 9 dhjetor pritet shpallja e vendimit nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim.

Ish-kreu i ARRSH akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash. Ai është nën hetim që prej marsit 2024, kohë kur edhe u arrestua.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, shtetasi V.B., administrator i një kompanie, përfitoi tre tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë lekë dhe tre tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë lekë në kohën kur drejtonte ARRSH-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë