Ka ndodhur

Berat, vidhte aparate matëse për ujin dhe i shiste në pikën e skrapit

Gazeta Si – Një 21 vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa bashkëpuntori i tij është shpallur në kërkim pasi akuziohen për tre vdjedhje të matësve të ujit në Berat.

Policia gjithashtu ka proceduar penalisht dhe administratoren e pikës së grumbullimit të skrapit, L. V., 53 vjeçe, ku këta shtetas shisnin aparatet.

21 vjeçari R.L. u arrestua mdërsa, A. E., 37 vjeç, u shpall në kërkim me finalizimin e operacionit “Përsëritësi”.

Të dy personat ishin banues në Uznovë, Berat.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se shtetasit R. L. dhe A. E., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.06.2022, kanë vjedhur aparatet matëse të konsumit të ujit, në 3 banesa të ndryshme.

Pasi i vidhnin aparatet matëse, këta shtetas i shisnin në një pikë të grumbullimit të skrapit, e cila ishte në administrim të shtetases L. V., 53 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë