Policia ka shpallur në kërkim burrë dhe grua, pasi përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri.
Çifti i bashkëshortëve banues në Dimal, kishin marrë 2 ambiente me qira në Shkodër, ku kryenin këtë veprimtari. Policia ka nisur hetimin edhe për personin që ia kishte dhënë me qira ambientet.
Nga të dyja ambientet, janë sekuestrohen 300 litra vaj (përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme) dhe automjeti me të cilin shitej vaji në qytetin e Shkodrës.
Në vijim nga policia janë kryer kontrolle në 2 magazina në Shkodër, në pronësi të J. M., 40 vjeçe, të dhëna me qira bashkëshortëve E. B., 50 vjeç dhe V. B., 43 vjeçe, banues në Dimal.
‘Për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. B. dhe V. B., për kapjen e të cilëve, vijojnë kontrollet. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçaren’, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




