Ka ndodhur

Berat, pas sherrit me një të ri 55-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër

Gazeta Si – Një 55-vjeçar në Berat, është arrestuar, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një 25 vjeçar.

Policia tha se prangosi shtetasin I.M., i cili pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta ka qëlluar ndaj të riut.

Në pranga ka rënë edhe i riu, E.Z., i cili u largua nga vendngjarja dhe nuk kallëzoi rrethanat e konfliktit.

Nën hetim është vënë edhe 49-vjeçari Sh.M., vëllai i Ilir Mamuranit, pasi në banesë iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën e përdorur nga Ilir Mamurani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë