Ka ndodhur

Berat / Kapen me drogë dhe municion luftarak, mes 3 të arrestuarve dhe një 37-vjeçare

Gazeta Si – Tre persona, mes tyre dhe një grua, janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli” në Berat.

Policia thotë se bëhet fjalë konkretisht për shtetasit: E.M., 30 vjeç dhe A.H., 39 vjeç, të dy banues në Berat si dhe një grua me inicialet V.D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat.

Sipas asaj që thotë policia, ata kanë ndaluar në qytetin e Dimalit automjetin me drejtues 30-vjeçarin E. M. dhe pasagjerë 2 personat e tjerë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 519 gramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe municion luftarak.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjetin, 3 celularë si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë