Gazeta Si – Një minoren në Berat, i cili kishte marrë fshehurazi makinën e xhaxhait t tij, ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën mbi vijat e bardha.
Pasi ka goditur gruan, i mituri që drejtonte mjetin tip “Volvo” me targa gjermane, ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip “Volsëagen Passat”, me targa AB 786 DN, që po udhëtonte përpara tij në të njëjtën korsi.
E plagosura, rreth 65-vjeçe, është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi, me qeset e ushqimeve në dorë.
Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni B.O., ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha.
Të njëjtat burime konfirmojnës ai ia kishte marrë çelësat dhe makinën fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania për të shëtitur në qytet.
Ndërkohë, një aksident automobilistik ka ndodhur në Shkodër mesditën e të premtes.
Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur, ku njëra prej tyre ka përfunduar në një kanal vaditës.
Ndërsa dy persona janë plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të tjerë të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




