Gazeta Si – Fundjava që kaloi ishte pozitive për një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares. Ata kanë pasur rol protagonisti me klubet e tyre, siç është rasti i Brojës, që fitoi penallti ndaj Mançester Junajtid. Por lajmi më i mirë është rikthimi i Berat Gjimshitit.
Mbrojtësi i Atalantës, një nga më të rëndësishmit në Kombëtare, ka lënë pas dëmtimin. Gjimshiti luajti një pjesë loje në ndeshjen me Lacion dhe gradualisht pritet të fitojë formën e mëparshme.

Gjimshiti qëndroi një kohë të gjatë jashtë fushave dhe mungesa e tij u ndje tek Atalanta, por më shumë në Kombëtaren shqiptare. Rikuperimi i tij, por edhe e mesfushorit Keidi Bare, e gëzon jo pak stafin teknik të kuqezinjve.
Probleme aktualisht ka me mesfushorin veteran Amir Abrashi, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit në Zvicër. Për miqësoren e me Arabinë Saudite trajneri Reja ka thirrur pak legjionarë dhe shumë futbollistë nga kampionati ynë, të cilët kanë shansin të tregojnë vlerat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




