Futboll

Berat Gjimshiti në radarët e Interit, mbrojtësi kuqezi kërkohet nga Inzagi

Gazeta Si – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Berat Gjimshiti, është vënë në shënjestër nga Interi, sipas zërave që vijnë nga shtypi italian. Gjimshti po luan prej disa sezonesh në nivele të larta dhe duket se ka ardhur momenti për të bërë një hap shumë të madh përpara.

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, parapëlqen skemën me tre mbrojtës qendre dhe duke marrë në konsideratë largimin e holandezit De Vrij në fund të sezonit, ai ka evidentuar pikërisht lojtarin kuqezi si zëvendësuesin e duhur. Nuk është vetëm një hipotezë, pasi Interi ka nisur punën për këtë transferim të mundshëm, ku pritet të përfshihet edhe sulmuesi Pinamonti.

Gjimshiti ne dyluftim me Herri Kejn. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Nëse Gjimshiti vishet zikaltër, Interi do të çonte tek Atalanta Pinamontin, sepse zotëron kartonin e këtij të fundit. Gjimshiti ka fituar tashmë pjekurinë për të luajtur me një klub të madh, falë edhe përvojës që i ka dhënë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve me Atalantën sezonet e fundit.

Në moshën 28-vjeçare, mbrojtësi kuqezi është gati për aventurën me një klub prestigjioz, siç është Interi. Më parë emri i Berat Gjimshitit është përmendur edhe te Milani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë