Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, po përjeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës. Pak kohë më parë u evidentua nga instituti i statistikave në futboll si një nga lojtarët më të mirë në luftën në ajër në Europë. Me vetëm një dyluftim të humbur, ai mbante vendin e dytë në klasifikimin që kryesohej nga Zuma i Çelsit.
Tani Gjimshiti është përzgjedhur në formëcionin më të mirë të javës në Serinë A dhe njëkohësisht në formacionin më të mirë të javës në Europë sa u takon 5 kampionëteve më të forta të kontinentit. Mbrojtësi kuqezi shfaqi një formë të shkëlqyer në fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës, ku dha një asist për kolegun e repartit, Toloin. Parë atë paraqitje ai u vlerësua me notën 7 nga Eurosport.

Në formacionin më të mirë të javës në Europë, Berat Gjimshiti e sheh veten përkrah emrave si Lionel Mesi, Romelu Lukaku, Teo Hernandez etj. Me këtë të fundit, Mi të Bërnlit dhe Trimel të Union Berlinit, futbollisti 27-vjeçar i Kombëtares shqiptare formon 4-shen e mbrojtjes. Edhe në Kombëtare, Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.