Kombetarja

Berat Gjimshiti mes yjeve të Europës, zgjidhet në formacionin më të mirë

Në një formacion me yjet e Europës, si Gereth Bejl, Memfis Depai, Hakan Çalhanglu dhe Leon Goretzka, sa për të përmendur disa emra. Berat Gjimshiti është përzgjedhur në formacionin më të mirë nga “SofaScore”, një faqe e specializuar për vlerësimin e performancës së futbollistëve.

Përzgjedhja është bërë duke iu referuar paraqitjes së gjithë lojtarëve në ndeshjet e raundit të 5-të të kualifikueseve të Botërorit të Katarit. Gjimshiti bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Hungarisë, duke u vlerësuar me notën 7.9. Mbrojtësi kuqezi përbën repartin e prapavijës bashkë me Bjarnason të Islandës dhe Milenkoviç të Serbisë, ndërsa në portës është Somer i Zvicrës.

Formacioni me i mire, sipas SofaScore. Gazeta Si, 6 shtator 2021

Pjesa tjetër e formacionit të përzgjedhur nga SofaScore kompletohet me Bejl, Goretzka, Çalhanoglu dhe Kostiç në mesfushë, ndërsa në sulm është treshja e përbërë nga Lingard i Anglisë, Depai i Holandës dhe Buksa i Polonisë, i cili realizoi edhe në portën e Berishës në Varshavë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë