Ka ndodhur

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën gruaja në Berat

Një grua 71 vjeç është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Goriçan të Beratit.

Viktima është me inicialet Sh. D. dhe u gjet e vdekur nga të afërmit e saj.

Sipas policisë, dyshohet se 71-vjeçarja mund të ketë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

“Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë