Ilir Beqaj thotë se askush nuk ka pse të habitet nga “patronazhimi elektoral”, që sipas tij bëhet nga të gjitha partitë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
“Për këdo që po habitet nga patronazhimi elektoral, ani pse, edhe në Shqipëri bëhet nga çdo subjekt elektoral apo nga çdo kandidat edhe për këshilla bashkiakë prej shumë vitesh, dikur me letër e laps dhe sot me smartphone, le të kërkojë nëpër fjalorë fjalën angleze “canvass”. Canvassing bëjnë edhe Democratic Party në ShBA dhe Labor Party në Britaninë e Madhe”, shkruan drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Shkodrës.
Por, çfarë është “Canvass”, apo procesi “canvassing”? Me këtë term emërtohen kryesisht në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës proceset e trokitjes derë më derë të qytetarëve, zakonisht gjatë fushatave elektorale për të hartuar një bazë të dhënash me preferencat e tyre politike, por që përdoret edhe për të emërtuar fushata të ndryshme ndërgjegjësimi, apo bamirësie që ndërmerren po derë më derë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.