Futboll

Benzema padron në ‘Camp Nou’, Reali trondit Barcelonën dhe shkon në finale

Gazeta Si – Reali mbetet Real. Karim Benzema, i cili nuk zhgënjen kurrë në ndeshjet e mëdha, ishte autor i një triplete ndaj katalanasve. Madrilenët kanë fituar 0-4 në ‘Camp Nou’ ndeshjen gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Mbretit dhe kanë fituar të drejtën për të shkuar në finale.

Real Madrid kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me një kundërsulm vrastar, ku protagonist ishte Vinicius. Topin e shtyu i fundit drejt rrjetës Benzema, por goli iu njoh brazilianit, që bëri goditjen.

Në pjesën e dytë skena ishte e gjitha për Karim Benzema, autor i një triplete. Francezi dyfishoi me një gjuajtje të saktë rrafsh me tokën, më pas ktheu në gol një penallti të fituar nga Vinicius. Benzema shpërdoi një rast tjetër për shënoi, ashtu si Rodrigo, por kapiteni gjithsesi do të vinte ‘vulën’ me golin e 4-t për madrilenët 9 minuta para fundit.

Benzema shenon me penallti. Gazeta Si, 5 prill 2023

Kapitullim për katalanasit, që ndoshta pas fitores 0-1 në ndeshjen e parë e kishin marrë pak lehtë. Në finale të Kupës së Mbretit shkon Reali dhe trajneri Karlo Ançeloti ka mundësinë të shtojë një tjetër trofe në palmaresin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë