Një 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të martës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë.
Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trailer me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




