Gazeta Si – Një 24-vjeçar, i cili bënte thirrje dhe paralajmëronte akte dhune ndaj policisë, u arrestua këtë të mërkurë në Sukth të Durrësit.
Me fjalor banal dhe maskë për të mos zbuluar fytyën, i riu me iniciale D.F., ka publikuar video në rrjetin sociak Tik Tok, ku bën thirrje të hapura për ndjekjen e një akti dhune, duke ftuar publikisht ndjekësit të shikonin momentin e djegies së një automjeti policie.
Në një nga videot e publikuara, 24-vjeçari i bënte thirrje qytetarëve të shikonin aktin e djegies së një makine policie, duke promovuar dhunën dhe duke nxitur reagime të rrezikshme publike.
Ai akuzohet për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.