Nga Gazeta ‘Si’- Dy Jet-Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe përplasje mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.
Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




