Gazeta Si – Milani ka mundur 2-0 Lacion në javën e 32-të të Serisë A, në një sfidë direkt për Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë, të shokuar nga dëmtimi i Leaos që në fillim, kanë gjetur golin me Benaser në minutën e 17-të.
Lacio nuk mundi të reagonte dhe Milani përfitoi. Kur kishte kaluar gjysmë ore lojë, Teo Hernnadez dyfishoi shifrat me një aksion ‘coast-to-coast’. Francezi u nis nga porta e tij dhe ndëshkoi Provedelin. Milani ngjitet kështu në vend të 4-t, 3 pikë pas Lacios së vendit të dytë. Skuadra e Hysajt, titullar në këtë ndeshje, pësoi humbjen e 3-të në 4 javët e fundit.

Alarm për Leaon ndërkohë në kampin kuqezi. Portugezi la fushën pas 11 minutash dhe rrezikon derbin e Championsit me Interin, që luhet të mërkurën në ‘San Siro’. Sulmuesi bëri një zgjatje dhe tentoi ta vazhdonte lojën, por kuptoi se nuk ishte e mundur dhe kërkoi ndërrim.
Bëhet fjalë për një problem muskulor për Leaon, që shqetëson jo pak Milanin pak ditë para sfidës së parë gjysmëfinale të Championsit. Me një pamje të trishtuar Leao u ul në stol, duke mbajtur akull në këmbën e djathtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




