Politike

‘Bën qesharake luftën antikorrupsion’, Shehi nuk kursen Metën: Në vend të përballet si burrat, ia vë fajin sistemit

Dashamir Shehi prej kohësh është shkëputur nga aleanca me Partinë Demokratike. Ata nuk janë bashkë në asnjë aksion opozitar. Aq më shumë në protestën e të enjtes organizuar nga PD-ja që u përkrah përmes një fjalimi të mbajtur në tribunë edhe nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për këtë të fundit, Shehi mbajti një qëndrim të drejtpërdrejtë referuar fjalimit qe Meta mbajti në tribunë përballë kryeministrisë.    

“Ne nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend  që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit. Që Berisha mund të qahet dhe të bërtasë, i ka nja dy të drejta, pasi po mbahet në arrest për një çështje administrative, unë do e kisha nxjerrë nga burgu që mos bëjë heroin nga penxherja. Se u bë mit. Po ky tjetri çfarë do në tribunë. U bë presidenti i Edi Ramës, u votua me sallë bosh që nuk ka ndodh ndonjëherë. Nuk i luajti qepalla. Ishte kreu i Kuvendit të Ramës, dhunonte deputetët. Nëse do ta bësh qesharake temën antikorrupsion, hip këtë në tribunë. Nuk mund ta bëjmë qesharake opozitën për interesat e një familje apo dy familjeve”, tha Shehi në A2 CNN.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë