Ka ndodhur

Bën për spital policin, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, pasi ka goditur punonjësin e policisë.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet O. M, 30 vjeç.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën ‘5 Maji’, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se pas goditjeve efektivi mori ndihmë mjekësore në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë