Futboll

Bën 50 ndeshje me Romën, Kumbulla nxjerr fanellën në ankand për fëmijët ukrainas

Gazeta si – Një gjest i bukur nga ana e mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, aktualisht i grumbulluar për dy miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Lojtari kuqezi ka vendosur të nxjerrë në ankand fanellën e ndeshjes me Viteshen në Ligën e Konferencës, që për të ishte e 50-ta me Romën. Qëllimi? Të ardhurat do të shkojnë si ndihmë për fëmijët ukrainas.

“Të enjten e kaluar luajta ndeshjen e 50-të me Romën, kundër Viteshes. Kam vendosur ta nxjerr në ankand fanellën e asaj ndeshjeje për UNHCR-në, për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë në këtë moment të vështirë. Uën e kam bërë dhuratën time, ashtu si dhe Roma, dhe shpresoj që edhe ju t’i ndihmoni fëmijët”, – ka thënë Kumbulla në një videomesazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë