Ka ndodhur

Belsh, 39-vjeçarja aksidenton për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Belshit.

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur me  një motoçikletë, me drejtues shtetasin S. B., i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z. Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë