Futboll

Bellingham ‘prishi’ festën angleze në Tiranë

Nga Gazeta Si – Thomas Tuchel tha se “sjellja është kryesorja” dhe se ai “do ta rishikojë” reagimin e të pakënaqurit Jude Bellingham pas zëvendësimit gjatë eleminatores kundër Shqipërisë.

Mesfushori i Realit të Madridit, që kishte marë një karton të verdhë, bëri shenja me duar se nuk dëshironte të zëvendësohej.

“Nuk dua t’i jap më shumë rëndësi, por i qëndroj fjalëve të mia – sjellja është kryesorja dhe respekti ndaj shokëve të skuadrës që hyjnë në lojë është i rëndësishëm” tha Tuchel për BBC Radio 5 Live.

“Vendimet merren dhe si lojtar duhet t’i pranosh.” I pyetur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Tuchel shtoi:

“Duhet ta rishikoj. Pashë që nuk ishte i lumtur, por nuk dua ta bëj më të madhe sesa është tani. Iu qëndroj fjalëve e mia pasi ne jemi për standarde, nivel, angazhim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Nuk do ti ndryshojmë vendimet vetëm sepse dikush tund krahët në ajër.”

Reagimi i Bellingham Kur pa se duhej të zëvendësohej

Dan Burn dhe Phil Foden iu afruan mesfushorit madrilen sepse e panë sa i acaruar dhe i zhgënjyer ishte.

Me shumë gjasë ajo që iu tha ishte – “mos bëj ndonjë gjë të pamenduar” – Fjala kyçe nga Tuchel ishte respekti.

Conor Coady, që ishte në skuadrën e Anglisë bashkë me Bellingham në Kupën e Botës, “Katar 2022”, tha se në thelb Jude e di se Tuchel mori vendimin e duhur.

“Ai mungoi në grumbullimin e fundit, e di që Morgan Rogers ka bërë shumë mirë. Ai dëshiron të luajë çdo minutë të mundshme për t’i treguar trajnerit se mund të jetë lojtari kryesor i Anglisë.”

“Sonte (mbrëmë) e pamë që po humbiste topat – po humbiste topa të thjeshtë dhe ndonjëherë po përpiqej të ishte tepër aventurier në gjysmëfushën tonë. Mendoj se ai po përpiqet të kapë ritmin pasi Rogers është në një pozitë të shkëlqyer dhe ndjen se mund ti marrë vendin.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë