Gazeta Si - Anglia ishte një minutë larg mbylljes me me turp aventurës në Euro 2024, por në minutën e fundit të kohës shtesë, barazuan ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe në fund fituan pas 30 minutave të kohës shtesë me rezultatin 2-1.
Sllovakët kishin kaluar në avantazh prej minutës së 25 me anë të Ivan Schranz. “Tre Luanët”, provuan gjithçka deri në minutën e 95-të, teksa u dalën më herët edhe nga shtylla pas një goditje të Declan Rice.
Mirëpo, u desh një roveshatë e Jude Bellingham që Anglia të mbetej pjesë e këtij Europiani duke e dërguar kështu ndeshjen në kohën shtesë.
Të entuziazmuar në maksimum nga goli në fundin e lojës, britanikët shënuan menjëherë edhe golin e përmbysjes në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë.
Harry Kane u gjend i lirë në zonë dhe me gjithë kuadratin e portës në dispozicion, nuk mund të gabonte.
Në pjesën e dytë shtesë, Anglia menaxhoi më së miri avantazhin dhe pavarësisht vuajtjes, ia doli të kualifikohej për në çerekfinale aty ku do të përballet me Zvicrën.
Sakaq, përfundon në 1/8-tat aventura e Sllovakisë në Euro 2024 që gjithsesi la shenjë sidomos pas kësaj sfide me Anglinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.