Motosport

Bell mposhti Hamlin për fitoren e 3 rradhazi në NASCAR

Christopher Bell u vendos përpara shokut të skuadrës “Joe Gibbs Racing”, Denny Hamlin pas rifillimit të garës, një pozicion që e ndihmoi të fitonte për të 3 javë rradhazi. Ai i mbijetoi një dueli në “drag race” me Hamlin për tu bërë i pari pilot i “NextGen” që fiton 3 gara rradhazi në “NASCAR Cup”. Ai la pas shokun e skuadrës me diferencën e 0.049 sekondave në përfundimin e dytë më të ngushtë në historinë e “Phoenix Raceway”. Bell u nis nga vendi i 11 në garën prej  312 miljesh pas triumfit në Atlanta dhe “Circuit of America” në dy javët e kaluara. Piloti i “JGR” u vendos shpejt në kryesim dhe qëndroi aty për pjesën më të madhe të pasdites.

Diferenca mes 3 vendeve të para në Phoenix

I fundit që fitonte 3 gara rradhazi ishte Kyle Larson në vitin 2021. Në total, Bell u bë i katërti pilot që fiton 3 nga 4 garat e para dhe i pari pas Kevin Harvick në vitin 2018. Gara në Phoenix ishte e para pas asaj në Richmond një vit më parë ku skuadrat kishin dy sete gomash në dispozicion. Gomat e kuqe kishin një forcë fërkimi optimale por e humbën aftësinë e tyre pas 35 xhirove të para. Disa pilotë i përdorën ato përfshi Joey Logano-n dhe  Ryan Preece mes tyre. Ndërkohë Bell i ruajti ato për segmetin e fundit të garës dhe si rezultat u shkëput nga Hamlin pas rifillimit kur duheshin edhe 17 xhiro deri në fund.

Hamlin e kapi Bell në dy xhirot e fundit kur shokët e skuadrës patën disa kontakte por Bell ja doli të mbante pas Hamlin duke arritur fitoren e  12 në karrierë pas kryesimit për 105 xhiro. Kyle Larson u rendit i treti përpara Josh Berry (i katërti) dhe Chris Buescher që plotësoi 5 vendet e para. Katherine Legge u bë e para grua që garoi në “Cup Series” pas Danica Patrick në “Daytona 500”, 7 vite të shkuara. Ajo doli jashtë në kthesën e dytë dhe pas rikthimit mbeti në vendet e fundit duke dalë sërish nga pista në xhiron e 215, pas kontaktit me Daniel Suarez. Legge e mbylli debutimin e saj në vendin e 30. Gara e rradhës do të jetë në “Las Vegas Motor Speedway” ku Christopher Bell do të provojë të bëhet i pari pilot që fiton 4 gara rradhazi pas Jimmie Johnson në vitin 2007.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë