Këtë të shtunë, Belinda Balluku u paraqit rreth orës 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), ku do i komunikohej masa e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ajo ka dalë nga ambientet e GJKKO-së pas 40 minutash, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët.
Seanca u shty për dy orë, pasi avokatët duhet të njihen me aktet.
Balluku u rikthye në seancë rreth orës 12:00, seancë që zgjati mbi 3 orë.
Në fund, GJKKO ka konfirmuar vendimin e marrë ditë më parë.
Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, në sajë të hetimeve të kryera për tenderin e Unazës së Madhe. Këta të fundit mbërritën në ambientet e gjykatës, të shoqëruar nga forcat policore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



