Politike

Belind Këlliçi: Rama degradoi politikisht aleatët e Veliajt

Përmes një postimi në Facebook, Belind Këlliçi, shkruan se me lëvizjet e fundit kryeministri Edi Rama ka spastruar njerëzit e Veliajt.

“Taulant Balla, si shok i ngushtë dhe aleat politik i Veliajt, sot kryu punë dhe u degradua politikisht!

Bled Çuçi, që mori publikisht në mbrojtje Veliajn para pak ditësh në emër të Grupit të PS, u degradua përfundimisht!

Ermonela Felaj, që u mbylli mikrofonin Deputetëve të PD kur i bënin pyetje Dumanit për Veliajn, u godit si shokët!

Ervin Mete, pasuesi i Veliajt në G99 dhe promovimi i tij personal, u zhduk pa asnjë gjurmë!

Fatmir Xhafaj, Deputeti i 5D, komunist dhe mentori i Veliajt, që ishte mprehur për të disatën herë për tu rikthyer si Ministër Drejtësie, do vazhdojë mprehjen, sërish i dhj… por krenar!!!

Përfundimi?!

Me sa duket Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i ka punët shumë mirë!!!”, shkruan Këlliçi në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë