Politike

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK: U thirra si person në dijeni ‘për çështje periferike’

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Këlliçi dha një prononcim të shkurtër për mediat.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”.

Kështu deklaroi deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa la ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë