Gazeta Si - Kur aktori Alec Baldwin, në rolin e analistit të CIA-s, Jack Ryan, përpiqet t'i sqarojë Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare rrezikun e nëndetëses së re sovjetike në "Gjuetia për Tetorin e Kuq", ai thotë: "Kjo gjë mund të depozitojë disa qindra koka bërthamore jashtë Uashingtonit apo Nju Jorkut dhe askush nuk do ta dinte derisa të mbaronte gjithçka”.
Kanë kaluar 35 vjet nga romani i Tom Clancy, njëzet e nëntë nga filmi i John Mc Tiernan, Lufta e Ftohtë midis SHBA-së dhe BRSS-së është tashmë një kujtim i largët. Por ajo nëndetëse nuk është më një fantazi letrare apo hollivudiane, pasi realisht ekziston.
Pas dy dekadash qetësie relative dhe ambicie të frustruara për çarmatim, një garë e re për riarmatimin bërthamor po e kthen të gjithë planetin në një vend me rrezik shumë të lartë.
Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, madje edhe Franca dhe Britania e Madhe (pesë vendet që posedojnë zyrtarisht bombën), po investojnë qindra miliarda dollarë në rinovimin më masiv dhe radikal të arsenaleve të tyre në gjysmë shekullin e fundit.
Lufta nënujore
Një modernizim që synon të sigurojë, nga tani deri në vitin 2080, sisteme të sofistikuara të armëve atomike të afta për të sjellë vdekjen dhe shkatërrimin total në dhjetëra mijëra kilometra larg.
Por nga të gjitha teatrot e përballjes, më revolucionari dhe më shqetësuesi zhvillohet nën ujë.
Është nën oqeane që Moska dhe Uashingtoni garojnë për t'u pajisur me armën vendimtare, atë nga e cila do të jetë e pamundur të mbrohen.
Më 27 prill në Severodvinsk, në prani të Vladimir Putin, marina ruse prezantoi “Belgorod”-in.
Është një nga nëndetëset më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në botë: fuqizohet nga dy shtytës atomikë, 178 metra të gjatë, ekuivalente me dy fusha futbolli ose, nëse doni, dy avionë e gjysmë jumbo dhe trupi i saj ka një diametër prej 15 metrash.
Është njësoj si filmi “Tetori i Kuq”, dizajni i veçantë i helikave dhe materialet e reja me të cilat janë ndërtuar, e bëjnë “Belgorod”-in shumë të qetë dhe të vështirë për t'u lokalizuar nga radarët e armikut.
36 orë nga Murmansku në Nju Jork
Megjithatë, risia e vërtetë nuk është vetë nëndetësja, por ajo që ka brenda dhe jashtë. Në fakt, nuk ka raketa interkontinentale në trupin e “Belgorod”-it, por gjashtë silurë gjigantë, gjithashtu me energji bërthamore.
24 metra e gjatë, 2 e gjerë, e aftë për të udhëtuar me 140 kilometra në orë edhe në një thellësi prej njëmijë metrash, falë një ideje origjinale të babait të bombës atomike sovjetike, fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Andrei Sakharov, kjo armë u pagëzua me emrin “Poseidon” dhe është novacioni i vërtetë i arsenalit rus.
I armatosur me një kokë atomike prej 2 megatonësh, 150 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës, ajo mund të lundrojë pa pengesa në brigjet e armikut dhe të shpërthejë, duke shkaktuar një cunami radioaktiv të aftë për të varrosur një metropol të tërë dhe rajonin e tij.
Një “Poseidon”-i, do t'i duheshin 36 orë për të udhëtuar në shtrirjen nga Murmansku në Nju Jok. A duket shumë kjo? "Por satelitët nuk mund ta zbulonin atë dhe do të udhëtonte i sigurt nga çdo sistem mbrojtës, duke garantuar një ngarkesë vdekjeprurëse të ngadaltë dhe të pashmangshme", - shpjegon H.I. Sutton, eksperti kryesor i luftës detare dhe autor i blogut Covert Shores, i cili ka bërë shumë kërkime mbi këto sisteme dhe me të cilin është në kontakt.
Është e vërtetë se nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen e zhvillimit të “Poseidon”-it, domethënë nëse është tashmë plotësisht funksional apo është ende një “tiger prej letre”.
E sigurt, është se marina ruse e ka dhe po e teston. Jo më pak në stërvitjen më të madhe të nëndetëseve që nga Lufta e Ftohtë, e cila sipas indikacioneve të ndryshme dhe konverguese, rusët do ta kishin nisur disa javë më parë.
Mini-nëndetësja "Losharik"
Në çdo rast, vëren Sutton, "nga pikëpamja psikologjike, ‘Poseidoni’ është një armë e shkëlqyer, ideja e një roboti-bombë të aftë për të ngritur një cunami radioaktiv është e tmerrshme, e denjë për një film apokaliptik të Hollivudit".
Por edhe një pajisje tjetër do të lidhej me “Belgorod”-in. Quhet “Losharik”, është një mini-nëndetëse e bashkëngjitur nga jashtë në bykun gjigant të “nënës” së tij dhe do të përdoret për misione super sekrete spiunazhi nënujor.
Me 70 metra i gjatë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit, “Losharik” mbështetet nga një sistem robotësh nënujorë të quajtur “Klavesin”, të vendosur gjithashtu në bordin e “Belgorod”-it, dronë të aftë për të penetruar në shtratin e detit.
Në ndihmë të kësaj makinerie të jashtëzakonshme ushtarake, është një sistem sensor dhe tingëllues i quajtur “Harmonia”, i cili është në ndërtim e sipër dhe rusët besojnë se do t'i lejojë ata të kapin çdo gjë që lëviz nën ujë deri në 100 kilometra larg në të ardhmen.
Por jo çdo gjë shkon mirë. Në fakt, është pikërisht një prototip i “Losharik”-ut që në korrik, në detin Barents, shpërtheu një zjarr ku humbën jetën 14 persona, pothuajse të gjithë zyrtarë të lartë. Sipas gazetës “Kommersant”, zjarri ka nisur në zonën e akumulatorëve aktualë.
Pentagoni
As amerikanët nuk janë të mbrapshtë. Pentagoni ka ndarë fonde të konsiderueshme për të ndërtuar disa shembuj të një aparati inovativ, XLUUV, deri në këtë vit.
Sipas informacioneve që kanë rrjedhur, ai duhet të ketë dymbëdhjetë "tuba", përmes të cilave mund të lëshojë raketa lundrimi dhe kundër anijeve, mina dhe pajisje inteligjence.
Një nga misionet e tij, mund të jetë gjithashtu të zmbrapsë “Poseidon”-in rus përpara se ai të afrohet shumë me objektivat e tij.
Dhe siç shpjegon më tej Sutton, ai do të plotësojë veprimin e nëndetëseve të mëdha bërthamore amerikane.
Disa prej tyre, si kategoria “Ohio”, kanë armë, por kthehen në komandë e avancuar dhe bazë, duke përdorur teknologjinë më të mirë të Marinës.
Kjo aftësi në heshtje, do të jetë një tipar i përhershëm i “Columbia”-s, gjenerata e re e nëndetëseve strategjike të destinuara për të zëvendësuar “Ohio”-n.
Fronte të tjera
Në krahasim me gjigantët, megjithatë, XLUUV ka avantazhin që mund të funksionojë edhe në zona "të kufizuara", siç është ajo kineze.
E gjithë kjo ndodh në një front nënujor, ku edhe vende më të vogla, si Izraeli dhe Koreja e Veriut, kanë dedikuar burime për t'u pajisur me një krah rakete me rreze të gjatë veprimi.
Ata nuk konkurrojnë me superfuqitë në kapacitet dhe buxhet, por duan të kenë mjetet për të shqetësuar armikun.
Provat detare kanë treguar se varkat konvencionale evropiane, mund të befasojnë edhe një aeroplanmbajtëse dhe shoqërimin e saj me silurët e tyre.
Marina amerikane, nga ana e saj, është zhytur në "betejën e re për Atlantikun". Për këtë, riaktivizoi komandën e Flotës së Dytë dhe u intensifikuan operacionet në tabelën e shahut Grenlandë-Islandë-Britani e Madhe, ku prej vitesh NATO është përpjekur të shënojë me sensorë kalimin e nëndetëseve atomike ruse, aktive si kurrë më parë.
Këto janë profile të misioneve, të përsëritura nga SHBA ndaj Kinës, protagonistit tjetër të madh të sfidës nën ujë.
Nga ana tjetër, Pekini zhvillon flotën e tij dhe mbrohet me një mur nënujor për të mbajtur larg "peshkaqenët" amerikanë. Një duel, për të cilin njohim - ndoshta - shpatat, por nuk shohim se kush i mban.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.