Gazeta Si – Në Belgjikë, shtatë terroristë të dyshuar xhihadistë u arrestuan nga policia gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders.
Prokuroria federale ka shpjeguar se pothuajse të gjithë të dyshuarit janë “me origjinë çeçene, tre prej tyre gjithashtu kanë shtetësi belge dhe i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të Shtetit Islamik”. Të gjithë akuzohen se ishin gati për një sulm terrorist në vend.
Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, Ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.
Objektivi i sulmit, sipas raportimeve të prokurorisë federale, ende nuk ishte përcaktuar saktësisht, por hipotezat parashikonin sipas hetuesve skenarë të ndryshëm.
Të dyshuarit tashmë janë marrë në pyetje dhe gjyqtari hetues do të duhet të vendosë nëse do t’i thërrasë ata të paraqiten dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Belgjikë më 22 mars të vitit 2016, që kishin si objektiv aeroportin e Brukselit dhe metronë e kryeqytetit. Si pasojë u vranë 32 persona dhe u plagosën qindrar të tjerë.
Ngjarja ndodhi disa muaj pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, të planifikuara nga e njëjta celulë e ISIS-it, gjatë të cilave u vranë 130 persona.
Çeçenia, një republikë në rajonin rus të Kaukazit të Veriut, ka një popullsi kryesisht myslimane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



