Të gjithë shtetasit shqiptarë jo rezidentë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Belgjikës, do të qëndrojnë 7 ditë në karantinë, duke iu nënshtruar dy testeve, edhe pse janë të pajisur me certifikatë vaksinimi.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila ka publikuar ndryshimet për udhëtimet nga Shqipëria drejt disa vendeve të Bashkimit Europian.
Kështu, duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge vendosi të rikthejë kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.
Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës kur:
– Janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.
– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]
– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë, do t’i nënshtrohen karantinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.