Shendet

Belbëzimi, shkaqet dhe simptomat e këtij çrregullimi

Termi belbëzim tregon një çrregullim gjuhësor që rezulton në përsëritje të pavullnetshme të rrokjeve ose fjalëve, në zgjatjen e tingujve të caktuar, në ngecje gjatë bisedës ose para se të flasësh. Edhe pse tashmë ka formuluar në mendje një mendim, pacienti nuk është në gjendje ta shprehë atë pasi, ka vështirësi të gjejë fjalët në kohën e duhur.
Pjesa më e madhe e personave që kanë këtë problem janë meshkuj pasi  femërat kanë një predispozitë më të madhe për t’u shëruar më shpejt. Zakonisht ky ndryshim i anës elokutoriane, i njohur gjithashtu si disfluencë verbale, shfaqet në moshën 3-6 vjeç, por, në disa raste mund të shfaqet edhe në periudhën e adoleshencës ose në moshë madhore. Intensiteti i problemit ndryshon nga individi në individ. Ajo manifestohet në mënyrë të ndryshueshme në varësi të kontekstit ose numrit të dëgjuesve. Ndonjëherë çrregullimi zhduket në situata të caktuara, të tilla si të kënduarit ose përsëritja e një teksti të memorizuar.

Çfarë është belbëzimi primar?
Gjithashtu e quajtur pseudo belbëzim, belbëzimi primar ndodh në fëmijëri. Të dhënat tregojnë se, mbi 30% e fëmijëve vuajnë prej tyre. Tipike e belbëzimit primar janë përsëritjet, zgjatimet e fjalëve të caktuara (shtrirja e detyruar e disa bashkëtingëlloreve, përgjithësisht ato në fillim të fjalës) dhe ngecja e zanoreve. Këto të fundit korrespondojnë me ndërprerjet në tingull, pasuar nga një ndalesë në rrjedhën e ajrit dhe një bllokim i mundshëm i lëvizjes së përbashkët të gjuhës dhe buzëve.
Pediatrit thonë se fëmija nuk duhet të ndihmohet nga i rrituri në plotësimin e fjalisë, por duhet ta kuptojë vetë problemin e tij. Kjo formë përgjithësisht zhduket në mënyrë spontane, pa pasur nevojë për një logoped. Më problematike është ana psikologjike.

Çfarë është belbëzimi sekondar?
Belbëzimi sekondar ndodh zakonisht gjatë fëmijërisë dhe pubertetit, i cili është midis moshës 6 dhe 14 vjeç. Nëse shqetësimi primar konsistonte vetëm në vështirësinë e komunikimit në një mënyrë fluide, nga ana tjetër, belbëzimi sekondar shoqërohet gjithashtu me lëvizje refleksi. Pacienti, në fakt, ka tendencë që të mos e shikojë bashkëbiseduesin në sy nga frika se mos gjykohet ose vazhdon të shkelë sytë gjatë fjalës.

Nuk është e pazakontë që personat që belbëzojnë të ngacmohen ose të tallen. E më pas kur personi që belbëzon e di se duhet të bisedojë me një tjetër, ai sulmohet nga ankthi se do  të bëjë gabime dhe do të lejë një përshtypje të keqe. Si pasojë, muskujt që rrethojnë kordat e zërit ngurtësohen dhe çrregullimi bëhet edhe më i theksuar. Në shumicën e rasteve është rezultat i anktheve, konflikteve dhe traumave psikologjike të pësuara në moshë të re.

Shkaqet e belbëzimit.
Belbëzimi është pasojë e një serie faktorësh sjellje, psikodinamike, organike dhe funksionale. Shkaqet e belbëzimit primar ose “zhvillimor” janë ende të panjohura. Vëmendja e logopedëve dhe pediatërve përqendrohet në ndikimet gjenetike. Nëse fëmija, veçanërisht mashkulli, ka vështirësi të shprehet verbalisht dhe nëse ka të afërm të ngushtë që belbëzon, rreziku i çrregullimit edhe në moshën e rritur është tre herë më i lartë se tek ata që nuk i kanë. Sidoqoftë, duhet theksuar se 40-70% e pacientëve nuk kanë lidhje me belbëzimin.
Në rastin e belbëzimit të fituar, mosfunksionimi verbal mund të shkaktohet nga një traumë e rëndë, të tilla si kanceri i trurit, goditja në tru dhe trauma e kokës. Ekziston edhe belbëzim i fituar me origjinë psikogjene, i lidhur me një përvojë të keqe gjatë fëmijërisë, një pikëllim, një aksident fizik ose një zhgënjim sentimental. Pavarësisht nëse është primar apo sekondar, problemi ndikohet negativisht nga gjendjet e ankthit, vetëvlerësimit të ulët dhe mungesës së gjumit.

Burimi:Il Giornale/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë