Futboll

Bekim Balaj kthehet në shtëpi, firmos për tre sezone me Vllazninë

Gazeta Si – Pas një periudhe të gjatë nëpër Europë, sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, kthehet te skuadra ku u rrit, te Vllaznia. Shkodranët gjejnë kështu bomberin e munguar, duke fituar konkurrencën me Tiranën dhe Partizanin për lojtarin kuqezi.

‘Klubi i Futbollit Vllaznia, në përmbushje të objektivave sportivë, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone me lojtarin e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuqeblu për afrimin e Balajt.

Auron Miloti dhe presidenti Alban Xhaferri prezantojne Bekim Balajn. Gazeta Si, 14 janar 2023

Me këtë kontratë, i bie që Balaj ta mbyllë karrierën me skuadrën mëmë. Ai është formuar si lojtar te Vllaznia, më pas ka luajtur për Tiranën në Superiore, para se të kalonte në Europë dhe konkretisht në Kroaci, Rusi, Poloni, Çeki, Austri dhe së fundi Turqi.

Eksperienca e Balajt pritet ta ndihmojë Vllazninë për të arritur objektivat e sezonit. Kjo është goditja më e bujshme në merkaton e dimrit për Superioren, të paktën deri në këtë moment. Një goditje që tifozët shkodranë mezi e prisnin. Pas shumë vitesh ata do ta shohin sërish sulmuesin me ngjyrat e Vllaznisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë