Futboll

Bekim Balaj drejt kthimit në Superiore, derbi Tirana-Partizani për shkodranin

Gazeta Si – Klubet e mëdha të Superiores po kërkojnë sulmues në merkaton e janarit, ku është më e vështirë të gjesh lojtarë të mirë. Alternativa më e disktuar e momentit lidhet me sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj, një lojtar i shumëshëtitur dhe tani në fund karriere.

Për Balajn ka një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ashtu si për Lushkjan, që në fund zgjodhi bardheblutë. Tirana nuk ka një qendërsulmues, ndërsa Partizani po punon për të zëvendësuar Xhuljano Skukën, i cili mund të transferohet në një kampionat të huaj së shpejti.

Balaj gjate nje ndeshje me Kombetaren. Gazeta Si, 11 janar 2023

Mbetet të shihet tani se cila do të jetë dëshira e vetë sulmuesit shkodran dhe oferta më e mirë financiare. Për Balajn në fakt ka shfaqur interes edhe Vllaznia, skuadra e tij mëmë, por aktualisht më të vendosur duken Partizani dhe Tirana.

Bekim Balaj, 32 vjeç, për momentin është lojtar i lirë. Gjatë karrierës së tij ai ka provuar të luajë në Kroaci, Rusi, Çeki, Poloni, Austri dhe Turqi. Me Kombëtaren numëron 45 ndeshje dhe 8 gola të shënuar. Në Superiore ai ka luajtur me Vllazninë dhe Tiranën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë