Futboll

Bejl kalon zyrtarisht në Amerikë, Origi zbarkon në Milano

Gazeta Si – Gereth Bejl është gati të nisë aventurën me Los Anxheles FC. Klubi amerikan ka njoftuar zyrtarisht në Tuiter afrimin e lojtarit uellsian, që largohet nga Real Madrid.

Pas 5 ndeshjesh në sezonin e fundit, 3 titujsh kampion në La Liga dhe 5 Liga Kampionësh me `galaktikët’, Bejl transferohet në Kaliforni. Sezonin e ri do të luajë bashkë me Xhorxho Kielinin në skuadër.

Në Itali këto ditë duken më aktive sa i takon merkatos. Romelu Lukaku ka marrë miratimin për të kryer vizitat mjekësore tek Interi. Zikaltrit ndërkohë mbeten në pritje të Dibalës.

Në Milano ka zbarkuar edhe belgu tjetër, Divok Origi, i cili do të jetë blerja e parë e Milanit. Klubi kuqezi po ndjek njëkohësisht edhe pistat e tjera, sidomos atë të spanjollit Marko Asensio, në kontratë me Realin deri në 2023-shin.

Origi ne Milano. Gazeta Si, 27 qershor 2022

Juventusi ka avancuar në bisedimet me Di Marian, që u duk një pistë e mbyllur, por tani marrëveshja është shumë afër. Pol Pogba gjithashtu pritet të ribashkohet me torinezët, pas largimit nga Mançester Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë