Kosova

Behgjet Pacolli takon në burgun e Hagës Thaçin, Veselin dhe Rexhep Selimin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka takuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës, ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin. Në një postim në Fb, Pacolli shkruan është një përgjegjësi për të takuar luftëtarët e lirisë së Kosovës.

“Në cilësinë time si ish-President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku  me Jetlirin, vizituam ish-Presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kënaqësi, takuam edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-deputetin  Rexhep Selimi”, shkruan ai.

Pas kësaj vizite, Pacolli tha se është momenti i fundit që Kosova të marrë përgjegjësinë që të bashkohet dhe të mbrojë historinë, luftëtarët e lirisë dhe të ardhmen e vendit.

“Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ai.

Pacolli e konsideron Thaçin si njeriun kyç në të gjitha proceset e shtet ndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë. “Historinë e kanë shkruar edhe  ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, – tha mes të tjerash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë