Politike

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Puç kushtetues, robot që komandohet nga Rama

Nga Gazeta Si- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera të vendit, duke thënë se me shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë Begaj ka kryer puç Kushtetues. Ai akuzon Begaj si një robot që komandohet nga Rama.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, thotë Bardhi, duke shtuar se askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit.

“Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë