Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Shkup një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Begaj vlerësoi faktin e përfaqësimit shqiptar në krye të institucioneve drejtuese të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rëndësinë e mësimeve nga e kaluara dhe nevoja për të mos përsëritur gabimet.
“Ne, si persona me funksione publike, duhet të kemi kujdes të mos përsërisim gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për një të tashme e të ardhme më të mirë”,- deklaroi ai ndërsa përshkroi si të shkëlqyer bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Ne duhet të punojmë së bashku si shqiptarë, si maqedonas dhe si qytetarë të këtij rajoni”, – u shpreh Begaj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit.
Ai gjithashtu shprehu bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim që rruga e bashkëpunimit, siç u shpreh ai, “nga dy korsi të përbashkëta, të zgjerohet në katër të tilla.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



