Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkeljet e pretenduara nga opozita që ka kryer presidenti i Republikës, Bajram Begaj, se punon në një klinikë private, edhe pse e ndalon Kushtetuta.
Berisha tha se kjo gjë nuk ndodh në asnjë shtet të botës.
“A ka ligje ky vend? Marr vesh sot, se këtu të gjitha vakitë ndodhin, Bajram Begaj, president i betuar, shkon punon në klinikë në sektor privat. Ka qenë një medioktritet profesional, se të ishte ndonjë…
Ai thotë; e bëj vullnetarisht. Por ai e bën me lekë. I ka deklaruar? Urdhëroni or miq! Ne kërkojmë që ai Rusmajli i tij nuk mund të paguhet në KAS, se nuk e lejon ligji. Urdhëroni miq! Shteti i ‘Rrumit’ tha një gazetar. Por është më keq se shtetit i Rrumit. Presidenti shkon dhe bën para….ndodh në botë kjo? Qesh!”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



