Politike

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet pasdite për t’i miratuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të martën ndryshimet e fundit në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama fundjavën e kaluar.

Kuvendi mblidhet sot në 17:00 për të kaluar dekretet e reja.

Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Socialistët nga ana tjetër kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë