Për dekada me radhë, futja në BE shihej si Kupa e shenjtë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por për shumë nga ata, ëndrra mbetet e paarritshme dhe ata po nisin të konsiderojnë alternativa të tjera.
Qytetarët në Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë Hercegovina dhe Mal të Zi, janë bërë më të zëshëm në zhgënjimin e tyre këtë vit, ndërsa Europa po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe një krizë të kostos së jetesës.
“Sondazhet e 18 muajve të fundit, në të gjithë rajonin kanë treguar një rënie të mbështetjes së tyre për BE-në”, – tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai tha se fajet i ka Brukseli pasi “ne nuk po shohim asnjë progres në procesin e integrimit në BE”.
BE-ja e ka vënë re këtë. Ajo do të mbajë një samit nesër (5 dhjetor) bashkë me liderët e 27 vendeve, në kryeqytetin shqiptar, Tirana, për të treguar se ata besojnë ende se Ballkani do të bëhet pjesë e tyre.
Është takimi i parë i tillë zyrtar që zhvillohet në rajon dhe arsyeja e zgjedhjes është e dukshme, Shqipëria ka qenë ndër përkrahësit më të zëshëm të anëtarësimit në BE.
“Është hera e parë në historinë tonë që ne mund të zgjedhim”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë të hënën. Dhe për ne, Europa është njësoj si për ata që e themeluan, një vend strehimi nga lufta, nga diktaturat, nga konfliktet, një vend paqeje dhe sigurie.
Ankesat për vonesat e integrimit nuk kanë ardhur vetëm nga vendet që shpresojnë të futen në BE. Edhe Parlamenti Europian qortoi liderët e bllokut për “mospërmbushjen e premtimeve të kahershme të BE-së”.
“Mungesa e angazhimit dhe besueshmërisë së BE-së gjatë viteve të fundit ka krijuar një vakum, duke hapur kështu hapësirë për Rusinë, Kinën dhe aktorë të tjerë të tretë keqdashës,”.
Të qenit i lënë jashtë do të thotë që je lënë edhe ekonomikisht. 6 vendet e Ballkanit që nuk janë bashkuar ende në BE, jetojnë në standarde 50% më të ulëta se mesatarja e bllokut.
Marrim Maqedoninë e Veriut, e cila së bashku me Shqipërinë nisi bisedimet e anëtarësimit në korrik, pasi priti 17 vjet për ta bërë këtë, pas një procesi të trazuar në të cilin madje ndryshoi emrin për t’u kualifikuar. Pasi e tejkaloi këtë pengesë, përparimi i saj ende ka ngecur për shkak të një grindjeje me fqinjin Bullgarinë, e cila po kërkon një ndryshim në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut përpara se të vazhdojë me procesin e anëtarësimit. Kjo ka qenë e vështirë për qytetarët atje pasi vonesa mund të zgjasë edhe disa vite të tjera dhe kjo do të vonojë edhe shanset e tyre për një jetë të pasur me standarde të BE-së.
“Ka shumë vende që besojnë se procesi duhet të përshpejtohet”, – tha i dërguari i SHBA-së në Ballkan, Gabriel Escobar.

Blloku nuk ka pasur anëtarë të rinj që kur Kroacia u fut në 2013-n.
Në Tiranë, udhëheqësit e BE-së do të theksojnë rëndësinë e përafrimit të bllokut ndaj sanksioneve kundër Rusisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas një zyrtari të BE-së të njohur me këtë çështje. Vuçiç, i cili ka kërkuar të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, ka refuzuar vazhdimisht t’i bashkohet sanksioneve.
Por, ndërkohë që është në harresë në lidhje me BE-në, Serbia ka dhënë një dorë, duke u përpjekur të rrisë ndikimin e saj në një rajon që dikur dominohej nga Beogradi përpara shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Presidenti serb, që po bën lojëra me Rusinë dhe BE-në, ishte i pari që i dërgoi vaksina të Covid-19 Maqedonisë së Veriut. Dhe qeveria e tij ndryshoi ligjet në tetor në mënyrë që të mund të fillonte eksportimin e gazit natyror te fqinji i saj jugor.
Vuçiç po lobon fort për të fuqizuar forumin e Open Balkan që lehtëson tregtinë dhe lëvizjen. Ai argumenton se pa një vendim të qartë nga BE, vendet e Ballkanit duhet të forcojnë lidhjet ekonomike.
BE-ja e ka kritikuar iniciativën, së bashku me zyrtarë nga disa vende të Ballkanit që i janë shmangur asaj. Ata janë të shqetësuar se vendet që luftuan për t’u bërë të pavarur nga njëri-tjetri në vitet 1990 mund të humbasin fokusin në pranim.
Por në fund të fundit, është BE ajo që duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore për mungesën e përparimit drejt anëtarësimit, sipas analistit politik me bazë në Shkup, Ljupço Popovski.
“Në mungesë të një shpërblimi të madh, njerëzit kanë kërkuar të kërkojnë disa përfitime të menjëhershme, edhe nëse ato do të ishin më të vogla,” tha ai./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




