Treg

BE propozon që të heqë të gjitha tarifat e importeve në Ukrainë

importe

Pas një kërkese nga Ukraina, Komisioni Europian propozoi të mërkurën disa masa të përkohshme, përfshirë heqjen e tarifave të importeve, që do t’i mundësonin Ukrainës “të ruajë pozicionin e saj me pjesën tjetër të botës dhe të zhvillojë më tej marrëdhëniet e saj tregtare” me Bashkimin Europian.

BE pritet të heqë të gjitha taksat, detyrimet e importeve për produktet industriale, frutat dhe perimet, si dhe heqjen e kuotave për produktet bujqësore dhe të përpunuara bujqësore.

Komisioni tha se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur një ndikim negativ në aftësinë e Ukrainës për të bërë tregti me pjesën tjetër të botës. Për të zbutur ndikimin në ekonomi të agresionit, Komisioni shpjegoi se ishte e përshtatshme dhe e nevojshme për të rritur marrëdhëniet ekonomike midis BE-së dhe Ukrainës.

Në këtë propozim, Komisioni shpreson se këto masa do të krijonin kushtet për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me qëllim integrimin gradual të Ukrainës në tregun e brendshëm të BE.

Propozimi pritet të nënshkruhet nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Bashkimit Europian. /CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë