Qeveritë në Europën juglindore po mundohen të frenojnë një shpërthim të Murtajës në dhitë dhe delet, që thuhet se nisi një muaj më parë në Rumani dhe kërcënon përhapjen në Bullgari e Ballkan.
Autoritetet ballkanike po kryejnë dezinfektime dhe testime të kafshëve që futen në kufijtë e tyre. Greqia, ku shpërthimi tashmë ka ndodhur, ka karantinuar një pjesë të madhe të të imtave dhe ka ekzekutuar mbi 10.000 dele të infektuara me virusin PPR, “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, që u kap për herë të parë më 11 korrik.
“Në tregje nuk ka ende mungesa. Greqia ka 140 mln dhi e dele dhe është liderë e BE-së në këtë drejtim. Është fatkeqësi për fermerët që humbën bagëtitë e tyre”, thotë Christos Tsopanos, kreu i shoqatës greke të Blegtorisë.
Një shqetësim i madh është furnizimi me Feta, djathin grek të bërë nga qumështi i deles dhe dhisë. Greqia prodhon më shumë se 140.000 ton Feta në vit dhe 65% e saj eksportohet.
Ndoshta Feta nuk është në rrezik, por çmimet po.
PPR vret 70% të kafshëve që prek. Që kur është raportuar për herë të parë, në Bregun e Fildishtë 1942, herë pas here ka përgjysmuar shifrat e blegtorisë nga Afrika në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar humbje vjetore deri në 2.1 mld dollarë.
Por PPR e preku Europën për herë të parë në vitin 2018, nga Bullgaria në Turqi. Atëherë, autoritetet shkatërruan 2.000 njësi blegtorale dhe karantinuan disa fshatra duke e ndaluar epideminë me sukses.
Ministri i Bujqësisë në Greqi tha se infeksioni i ri ka ardhur nga kafshët e importuara nga Rumania drejt Thesalisë.
Zona bujqësore u godit nga stuhitë dhe përmbytjet në shtator, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi dhe mbytën qindra mijëra kafshë.
Pas mbërritjes së PPR në Thesali, mediat greke raportuan se rreth 37 shpërthime janë identifikuar në të gjithë Greqinë, duke bërë që autoritetet të imponojnë ekzekutime për të frenuar përhapjen e murtajës. Kritikët pretenduan se kontrollet e pamjaftueshme shëndetësore lejuan kafshët e infektuara të hynin në vend dhe prokurori i shtetit ka hapur një hetim.
BE-ja vendosi inspektorë shëndetësorë javën e kaluar si në Greqi ashtu edhe në Rumani dhe është në pritje për të kontrolluar emergjencat e mundshme në vende të tjera.
Autoritetet shëndetësore globale synojnë të çrrënjosin PPR deri në vitin 2030 përmes vaksinimit të përhapur, duke kërkuar të riprodhojnë fitoren ndaj virusit të derrit në vitin 2011. Biologjikisht e ngjashme me PPR, ajo sëmundje preku bagëtinë dhe çrrënjosja e saj shënoi përfundimin e parë të një sëmundjeje të kafshëve në kohët moderne./Politico.eu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




