Treg

BE paralajmëron për rrezikun e Bitcoin. Pritet vendosja e një autoriteti rregullator

Rregullatorët e tregut europian  thonë se investitorët po ekzpozojnë veten e tyre ndaj rrezikut në rritjen e vrullshme të Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera.

Autoriteti Europian i Sigurisë së Tregut raporton se tregu i monedhave digjitale është spekulativ dhe i rrezikshëm. Investitorët duhet të kuptojnë se të blesh apo të mbash një aset të tillë është alarmante dhe mund të humbin paratë e tyre.

Tregu i kriptomonedhave në Europë nuk ka një autoritet rregullues ende dhe vendet e BE-së po diskutojnë një legjislacion mbi të.

Bitcoin u rrit me 900% gjatë vitit të shkuar, kur investitorët i hynë botës së tregtisë online gjatë pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë