Shtetet anëtare të Bashkimit Europian po garojnë për të arritur një marrëveshje politike brenda javësh që do të vendoste një kufi çmimi për naftën ruse.
BE ka marrë nxitje që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një ” mobilizim të pjesshëm ” të trupave në një përshkallëzim të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ka të ngjarë të shfaqet si pjesë e një pakete të re sanksionesh që do të propozohet nga Komisioni Europian.
Një kufi do të përafronte BE-në me një përpjekje të SHBA-së për të mbajtur koston e naftës së papërpunuar nga rritja dhe për të goditur të ardhurat e Moskës.
Por pavarësisht përpjekjeve të reja nga komisioni, krahu ekzekutiv i BE-së dhe disa shtete anëtare, plani përballet me shumë pengesa dhe një rezultat pozitiv nuk është i dhënë, thanë njerëzit, të cilët kërkuan të mos identifikohen sepse diskutimet janë private. Vendimet e sanksioneve kërkojnë unanimitet dhe janë veçanërisht të ndërlikuara në këtë situatë, sepse çdo anëtar i BE-së ka nevoja të ndryshme për energji.
Përfaqësuesit nga vendet anëtare do të takohen me komisionin gjatë fundjavës për të diskutuar sanksionet e reja, të cilat përveç kufirit të naftës mund të përfshijnë masa shtesë kufizuese ndaj individëve dhe sektorëve të tillë si teknologjia dhe mallrat luksoze, thanë njerëzit.
Mbetet gjithashtu e paqartë se si do të zbatohej një kufi i tillë së bashku me një embargo të BE-së ndaj naftës ruse dhe një ndalim të shërbimeve të nevojshme për dërgimin e saj, të rënë dakord në fillim të këtij viti. Sido që të jetë, ekziston një shkallë urgjence pasi kufiri i çmimit do të duhej të miratohej përpara se masat e BE të hyjnë në fuqi më 5 dhjetor.
Shefi i ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni, duke folur pasi G7 arriti një marrëveshje politike mbi kufirin në fillim të këtij muaji, tha se komisioni do të punojë për të marrë mbështetjen e të gjitha kombeve të bllokut për masën.
‘Furnizime të parashikueshme’
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, i cili ishte i vetmi zyrtar i BE-së që zhvilloi bisedime dypalëshe me homologun rus Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, tha të premten se Rusia mbetet një burim i domosdoshëm energjie.
“Nëse furnizimet ruse me gaz natyror dhe naftë bruto do të pushojnë, atëherë e gjithë ekonomia e Hungarisë mund të ndalojë së punuari”, tha Szijjarto në një video në Facebook. “Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për ne që të kemi furnizime të parashikueshme nga Gazprom.”
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka nisur një fushatë në vend duke kritikuar çdo sanksion energjetik në mbarë bllokun. Hungaria vonoi miratimin e paketës së sanksioneve të BE-së në qershor që synonte naftën e papërpunuar, duke u nënshkruar vetëm pasi mori përjashtime që do të lejonin akoma Budapestin të aksesonte naftën e tubacionit.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




