Ne rrjet

BE nis trajtimin e të infektuarve nga Covid-19 me ilaçin kundër malaries

Europa ka filluar sot provat klinike me ilaçe eksperimentale për të trajtuar COVID-19 tek mijëra pacientë, në përpjekje për të frenuar pandeminë që ka prekur qindra mijëra persona në kontinentin  e vjetër.

Medikamenti kryesor i përdorur gjatë këtyre trajtimeve eksperimentale do të jetë klorokina, ilaçi kundër malaries.

Trajtimi eksperimental do të përfshijë 3.200 pacientë në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë. Më shumë se 800 pacientë në Francë, filluan provat klinike fundjavën të kaluar.

Të infektuarit me koronavirus po trajtohet me ilaçe antivirale si Remdesiviri ( i cili përdoret për trajtimin e Ebolas), Lopinavir / Ritonavir (i cili përdoret për trajtimin e HIV / AIDS) dhe hidroksiklorina (e cila përdoret për trajtimin e malaries).

"Lista e medikamenteve me të cilat po trajtohen pacientët europianë është e bazuar në listën e trajtimeve eksperimentale të Organizatës Botërore të Shëndetit," thotë specialistja e sëmundjeve infektive në Lion, Florence Ader .

Ader po udhëheq provat klinike në Francë, për të cilat ajo thotë se do të jetë fleksibël dhe se trajtimet joefektive eksperimentale mund të braktisen dhe zëvendësohen me të tjera.

Pas këmbënguljes së presidentit amerikan Donald Trump, BE-ja ka nisur studime të shumëfishta të ilaçit që përdoret për të kuruar malarien. Sipas specialistëve në SHBA, hidroksilkolina është tani për tani ilaçi më efektiv për trajtimin e COVID-19.

Hidroksilkolina është një version më pak toksik i një klorokinës, mediakamentit kundër malarias, i cili është zbuluar që nga vitet '40. Për të kuruar pacientët me koronavirus, ai po shoqërohet me doza antibiotikësh.

"Unë kam autorizuar disa prova klinike në Francë, përfshirë edhe trajtimin me doza të vogla të kolorokinës që do tu jepen qindra pacientëve të sëmurë që janë shtruar në spital" tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran gjatë fundjavës.

Ilaçi ishte përdorur për të trajtuar 24 persona në Marsejë me COVID-19 në një institut spitalor universitar dhe rezultatet paraprake ishin të jashtëzakonshme.

"Pas gjashtë ditësh, pati një ndryshim shumë domethënës midis atyre që u mjekuan me hidroklorinë dhe pacientëve që u trajtuan me anti-biotikë të thjeshtë," thotë eksperti francez i sëmundjeve infektive Didier Raoult, i cili drejton institutin e Marsejës. Ai tha se 75% e pacientëve ishin shëruar dhe se disa prej tyre treguan përmirësim të konsiderueshëm brenda 48 orëve.

Por shumë ekspertë kanë thënë se është shumë herët për të treguar nëse ilaçi është efektiv.

"Kjo nuk është epidemia e parë ku kemi një shenjë shprese për një medikament të mundshëm dhe në fund rezulton se nuk funksionoi. Shpresa është e mjaftueshme për mua sot që të bëj gjithçka që të mund të verifikojmë nëse klorokina funksionon apo jo" tha ministri i shëndetësisë i Francës Véran.

Ndërkohë, edhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi të hënën të gjitha vendet të kenë kujdes me trajtimet eksperimentale të pacientëve.

"Aktualisht nuk ka asnjë trajtim që është provuar të jetë efektiv kundër COVID-19," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. "Përdorimi i ilaçeve pa provat e duhura klinike mund të ngjallë shpresë të rreme," vazhdoi ai, duke thënë se kjo mund të çojë në mungesë të ilaçeve të nevojshme për sëmundje të tjera.

"Askush në botën e mjekësisë nuk thotë se klorokuina nuk mund të jetë një trajtim efektiv kundër koronavirusit, por mjekësia nuk praktikohet bazuar në shërimin e 24 pacientë, "tha Michel Cymes, ekspert mjekësor francez.

Por studiuesit europianë thonë se nevoja për trajtime eksperimentale është urgjente dhe se BE-ja ka mbetur shumë prapa SHBA-së.

Në të vërtetë, ilaçi ishte studiuar më parë në laboratore në Kinë dhe aktualisht është objekt i një studimi të Universitetit të Minesotës me 1.500 pjesëmarrës për të zbuluar nëse është i efektshëm.

Ndërkohë që shumica e eksperteve  thonë se kërkohet më shumë kohë për të zbuluar nëse shkakton efekte anësore, i gjithë globi gjenden tanimë në luftë kundër kohës për të frenuar pandeminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë