Treg

BE ndalon plastikën njëpërdorimshe

Plastika. Çfarë të thuash? Ka qenë revolucion teknologjie edhe social, por sot gjendet në bankën e të akuzuarve si vrasëse e rrezikshmërisë së lartë. Për detet, kafshët e mbi të gjitha për shëndetin tonë. Mikroplastikat të integruara (për sa absorbohen nga ushqimet) trembin, edhe pse studimet nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë dëmet.

Parlamenti i Strasburgut ka aprovuar të mërkurën, 24 tetor, ndalimin e konsumit në BE, të disa produkteve plastike njëpërdorimshe, që përbëjnë 70% të mbetjeve detare. Normativa e re, nëse aprovohet përfundimisht, do të ndalojë deri në 2021 shitjen brenda BE-së të artikujve plastikë njëpërdorimësh; takëme, pirunj, pjata, etj.

Deputët i kanë shtuar listës së materialeve plastike të ndaluara, të propozuara nga Komisioni, objekte të tjera: qeskat plastike të lehta, artikujt e biodegradueshëm, si qese apo amballazhe, dhe mbajtësit e fast-food. Projektligji kaloi me 571 vota pro, 53 vota kundër e 34 apstenim.

Parlamenti europian do të nisë negociatat me Këshillim sapo ministrat e BE-së do të deklarojnë qëndrimin e përbashkët. Etapat në vijim do të jenë: 6 nëntorin e ardhshëm  do të nisin negociatat me ministrat dhe triologu më 18 dhjetor.

Mospëlqimi ndaj plastikës, ashtu si dëshira për të ulur ndotjen e deteve janë teza pak të kundërshtueshme. Megjithatë kjo nuk do të thotë se do të mungojnë polemikat se pavarësisht numrave, pas kësaj mund të vshihet një zgjedhje politike pak fisnike: penalizohet Italia dhe favorizohen dy vende skandinave, Svizra dhe Finlanda. Që do të rezultojnë shumë të favorizuara. Fabrikat e tyre të letrës, në krizë për shkak të digjitalizimit që imponohet në administratat publike të të gjitha vendeve të BE-së, pësojnë një krizë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse ata, Nordikët, mund të konvertojnë prodhimin e artikujve prej letre në artikuj plastikë.

Në zinxhirin e prodhimit, duke nisur nga lëndët e para, skandinavët kanë avantazhin e të qënurit prodhues të celulozës. Italia është është në kategorinë e prodhuesëve kryesorë europianë të serviseve plastikë, të penalizuar prej direktivës së BE-së.

Aktualisht numërohen 25 ndërmarrje në këtë sektor, 3 mijë të punësuar dhe  1 miliard të ardhura. Pak muaj larg prej zgjedhjeve europiane, opinioni publik çuditet prej ndotjes së detrave; por nuk u shpjegohet qytetarëve që, për 95% të totalit, ndotja nuk është gjeneruar nga këto ndërmarrje, por nga flukset e lumenjve aziatikë dhe afrikanë. Ky është konkluzioni i disa studimeve të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara.

Ç’ndodh në Shqipëri

Dy javë pasi doli VKM (në maj) për qeset e biodegradueshme në përputhje me praktikat e BE-së, Kryeministri Edi Rama nga landfilli i Durrësit deklaroi se “do t’i ndalojmë fare qeset. Vendim i dhimshëm është, por do t’i ndalojmë”.

Sipërmarrësit shqiptarë kanë kohë që i druhen një vendimi të dytë për ndalimin e përhershëm të përdorimit të qeseve në masë.

Në biznesin e riciklimit janë të punësuar në mënyrë të drejpërdrejtë mbi 2300 njerëz, por në sektorin e riciklimit ka një rrjet individësh grumbullues të cilët mendohet të jenë 35 mijë në të gjithë Shqipërinë.

Xhiroja vjetore që realizon gjithë industria e riciklimit; metale, metale me ngjyra, letër, plastikë, etj shkon në mbi 150 mln euro dhe industria e riciklimit të plastikës zë mbi 30%.

Aktualisht në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin e riciklimit të plastikës 25 kompani, 10 prej të cilave janë kompani të mëdha.

Fabrikat e riciklimit janë vendosur në gjithë Shqipërinë; Tiranë, Durrës, etj, në vendet e dedikuara për këtë lloj biznesi, larg qendrave të banuara.

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë