Ne rrjet

BE miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë, sektorët që preken

Gazeta Si – Këshilli i BE-së ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë: të gjitha transaksionet përfshirë disa ndërmarrje shtetërore janë të ndaluara, parashikohen kufizime në eksportin e mallrave dhe teknologjive për industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe energjisë. Ndalohet edhe eksporti i mallrave luksoze.

Hipoteza e një veprimi për të pezulluar Rusinë si një “komb i favorizuar” në OBT, Organizata Botërore e Tregtisë, është konfirmuar.

Masat, të cilat janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë të BE-së dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara, përfshijnë para së gjithash ndalimin total të çdo transaksioni me disa ndërmarrje shtetërore ruse në sektorë të ndryshëm përfshirë edhe kompleksin ushtarako-industrial të Kremlinit.

Është futur po ashtu një ndalim importi për produktet e çelikut që aktualisht i nënshtrohet masave mbrojtëse të BE-së, të cilat do të shkaktojnë humbje prej rreth 3.3 miliardë euro në eksportet në Rusi.

Do të ketë një rritje të kuotave të importit nga vende të tjera të treta për të kompensuar mosardhjen e këtyre produkteve të çelikut në BE.

Një ndalim “i gjerë” i investimeve të reja në sektorin energjetik rus, u vendos gjithashtu, megjithatë, “me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE”.

Për të prekur drejtpërdrejt elitat ruse të lidhura me regjimin, më pas u prezantua ndalimi i pritshëm i eksportit nga BE të mallrave luksoze, si makina dhe bizhuteri.

Përveç kësaj, lista e personave dhe subjekteve të sanksionuara është zgjeruar më tej për të përfshirë oligarkë të rinj dhe elita biznesi të lidhura me Kremlinin, si dhe kompani aktive në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes, të cilat mbështesin logjistikisht dhe materialisht pushtimin. Në shënjestër janë edhe listat e reja të aktorëve aktivë në dezinformim.

Ndalimet e vlerësimit të kredisë në BE, përfundimisht do t’i ndalohen kompanive ruse, si dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit për klientët rusë, duke rezultuar në humbjen e aksesit të subjekteve ruse në tregjet financiare vendase.

U konfirmua vendimi i BE-së, i koordinuar me anëtarët e tjerë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), për të mohuar produktet dhe shërbimet ruse sipas trajtimit të “kombit më të favorizuar” në tregjet e BE-së.

Kjo do të thotë se avantazhet e rëndësishme që gëzon Rusia si anëtare e OBT-së, do të pezullohen.

Këto veprime, të cilat mbrojnë interesat thelbësore të sigurisë të BE-së dhe partnerëve të saj në dritën e agresionit të paprovokuar, të paramenduar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, të ndihmuar nga Bjellorusia, “janë të justifikuara plotësisht nga ligji i OBT-së”, nënvizon Komisioni.

“Unë mirëpres miratimin e shpejtë nga vendet anëtare të BE-së të paketës së katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo do të paralizojë më tej aftësinë e Putinit për të financuar këtë luftë të pajustifikuar. BE-ja dhe e partnerët e aj, do të mbajnë presionin mbi Kremlinin derisa të ndalojë pushtimin e Ukrainës”, – shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë