Nga Gazeta ‘Si’- Të enjten e 24 tetorit në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Më 17 shtator kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviç kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.
Hera e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti.
Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime polare rreth asaj që kishte ndodhur në takime dhe e akuzuan njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.