Ministrat e tregtisë së BE-së do të takohen të hënën (sot) për të planifikuar një “rivendosje” të marrëdhënieve transatlantike në epokën pas Trump, duke hartuar një agjendë bashkëpunimi edhe kur blloku përgatitet të godasë produktet amerikane me tarifa të reja.
“Ne duam të rregullojmë shpejt mosmarrëveshjet e vazhdueshme që kemi me SHBA-të, në mënyrë që të mund të vazhdojmë dhe të rindezim bashkëpunimin tonë transatlantik,” i tha Valdis Dombrovskis, komisioneri i tregtisë i BE-së, Financial Times. “Ne kemi një axhendë shumë pozitive, në të cilën mund të ndërtojmë me partnerët tanë amerikanë marrëdhënie, në shumë fusha me interes të përbashkët.”
Komisioni Europian ka vendosur të targetojë gati 4 miliard dollarë mallra amerikanë, duke përfshirë traktorë, kikirikë dhe pajisje palestre, me tarifa shtesë të importit si pjesë e mosmarrëveshjes 16-vjeçare të të dy palëve rreth ndihmës shtetërore për Airbus dhe Boeing.
Por Brukseli ka theksuar se shpreson që masat hakmarrëse do të çelin rrugën drejt një zgjidhjeje të konfliktit për një kohë të gjatë, pasi SHBA-të rritën tarifat për produktet europiane vitin e kaluar.
Ministrat e tregtisë së bllokut do të zhvillojnë një takim virtual për të provuar se si të ndërtojnë një front të përbashkët transatlantik me administratën e Biden mbi sfidat strategjike të tilla si frenimi në praktikat tregtare të Kinës dhe trajtimi i pandemisë Covid-19.
Diplomatët e BE-së nënvizojnë urgjencën e kthimit të faqes në katër vitet e ardhshme të shënuara nga periudha të përsëritura të tensionit tregtar transatlantik. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendosi tarifa ndëshkuese mbi çelikun e BE-së për arsye të sigurisë kombëtare, kërcënoi në mënyrë të përsëritur sektorin eautomjeteve në Europë dhe arriti të mbyllë pjesërisht sistemin e Organizatës Botërore të Tregtisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Oreksi i Z. Trump për të zgjeruar ngarkesën me tarifa doganore shtesë të njëanshme, nxiti tendosje të mëtejshme në një sistem tregtar ndërkombëtar që tashmë lufton për të përmbajtur modelin e Kinës të kapitalizmit të mbështetur nga shteti.
Brukseli është i vetëdijshëm se disa objektiva thelbësorë të politikës tregtare të presidentit të zgjedhur Joe Biden nuk ka gjasa të ndryshojnë thelbësisht nga ai i Z. Trump. Gjatë fushatës, Z. Biden premtoi të rritë prodhimin amerikan, të forcojë rregullat që detyrojnë agjensitë federale të blejnë mallra amerikane dhe të vendosin taksa shtesë për kompanitë që kërkojnë të marrin zinxhirët e tyre të furnizimit në det të hapur.
Burimet e tensionit do të vazhdojnë pas ditës së përurimit. Diplomatët e BE-së pranojnë se do të duhet një punë e jashtëzakonshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen e avionëve dhe se pikat e mundshme të zjarrit po afrohen, jo më pak për shkak të vendosmërisë së Francës dhe disa kombeve të tjera të BE-së, për të goditur gjigandët e teknologjisë amerikane me taksa më të larta.
Por shpresa e fortë brenda BE-së është që, nën një presidencë të Biden, bashkimi do të trajtohet si një partner më shumë sesa një kërcënim, dhe se kauza e përbashkët mund të gjendet në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar të tregtisë të bazuar në rregulla.
Një rikthim në “normalen e vjetër” të jetës përpara presidencës së Trump “nuk shpresohet shpejt” tha një diplomat i BE-së. “Por në të njëjtën kohë SHBA-të do të mbeten një partner tregtar i pakontenstueshëm i BE-së. E njëjtë është edhe e anasjellta.”
Zyrtarët e BE-së theksojnë se blloku dëshiron që SHBA-të të ndihmojë në shpëtimin e OBT-së dhe sistemit që ai përfaqëson nga rënia përfundimtare. Për momentin, OBT nuk ka as një drejtor të përgjithshëm, me administratën Trump që refuzon të bashkohet me anëtarët e tjerë të OBT për të mbështetur Nigerian Ngozi Okonjo-Iweala për këtë pozicion.
Një fokus i diskutimit të ministrave do të jetë bashkëpunimi në marrëdhëniet me Kinën. BE ndan shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me kushtet e transferimit të teknologjisë të vendosura mbi kompanitë që veprojnë në Kinë dhe përparësitë që gëzojnë ndërmarrjet shtetërore të vendit.
Ndërsa kishte disa çështje të përbashkëta BE-SHBA gjatë mandatit të Z. Trump, veçanërisht hartimi i një marrëveshjeje trepalshe me Japoninë për se si OBT duhet të trajtojë subvencionet industriale, Brukseli sheh potencialin për të shkuar shumë më tej.
Zyrtarët e BE-së thanë se një rrugë premtuese dhe jetike për bashkëpunimin ishte mbrojtja e teknologjive në zhvillim dhe implikimet e lidhura për sigurinë kombëtare. Të dy; si BE-ja dhe SHBA-të janë përballur me shqetësimet e sigurisë rreth varësisë nga kompania kineze e telekomunikacionit Huawei për rrjetin 5G dhe janë përpjekur të menaxhojnë rreziqet e paraqitura nga marrja e ndërmarrjeve më të reja.
Ka pasur sinjale nga fushata e Biden se parashikon përfitime nga bashkëpunimi edhe në këtë fushë, ku zyrtarë të fushatës kanë përmendur nevojën për të forcuar koordinimin me Europën në shqyrtimin e investimeve të huaja dhe ndarjen e informacionit mbi kërcënimet e mundshme tregtare. Z. Dombrovskis tashmë kishte eksploruar me administratën Trump idenë e një këshilli të tregtisë dhe teknologjisë BE-SHBA për të menaxhuar disa nga këto çështje.
Një përparësi është zgjidhja e çështjes së përbashkët me SHBA-të mbi modernizimin e rregullave tregtare. Kjo do të përfshinte punën në OBT mbi tregtinë elektronike, si dhe krijimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për kompanitë për të transferuar të dhëna midis BE dhe SHBA-të.
Luisa Santos, zëvendës drejtori i përgjithshëm në grupin lobues BusinessEurope, tha se “çështja më e ngutshme, urgjente” për marrëdhëniet tregtare transatlantike ishte zgjidhja e mosmarrëveshjes Airbus-Boeing, por që e dyta ishte fluksi i të dhënave. Përpjekjet e mëparshme të BE-së për të negociuar marrëveshjet e ndarjes së të dhënave me SHBA-të janë tharë nën vëzhgimin nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila gjeti shkelje të ligjeve të rrepta të privatësisë së bllokut.
“Një ekuilibër i mirë midis privatësisë së të dhënave dhe ndarjes së të dhënave është thelbësor për zinxhirët e furnizimit transatlantik,” tha ajo.
Z. Dombrovskis tha se ishte një periudhë “turbulence” të jashtëzakonshme, duke shtuar: “Kështu që ne duhet t’i mbajmë miqtë tanë të afërt pranë dhe të ushqejmë ato aleanca që vlejnë vërtet.” / Burimi: Financial Times / Shqip: Gazeta “Si” /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



